Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se partia e Shpend Ahmetit, me Rezolutën e propozuar në Kuvend, ia ka zgjatur jetën koalicionit qeverisës. Ai ka thënë se kjo Rezolutë nuk është zgjidhje për dialogun, por zgjidhje afatshkurtër për të mbetur në pushtet koalicioni dështuar qeverisës, siҫ e ka quajtur ai.
Mustafa ka shkruar në Facebook se ky nuk është vendim gjithëpërfshirës dhe se Kosovës i nevojitët një proces i dialogut dhe marrëveshje e përkrahur nga shumica e paraparë me Kushtetutë.
Ndërkaëq Mustafa është shprehur se ky nuk është vendim gjithëpërfshirës siç dëshiron ta mashtrojë vetën ndonjë ndërkombëtar, duke iu referuar kështu përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila e ka përshëndetur këtë vendim dhe ka thënë se është gjithëpërfshirës.
“Ky nuk është vendim gjithëpërfshirës, siç dëshiron ta mashtrojë veten dhe adresën e vet ndonjë ndërkombëtar. Kosovës i nevojitet një proces i dialogut dhe marrëveshje e arritur dhe e përkrahur nga shumica e paraparë me Kushtetutë. Një marrëveshje e qëndrueshme. Çdo veprim tjetër është blerje kohe dhe mashtrim”, ka shkruar Mustafa
Ai po ashtu ka theksuar se marrëveshja eventuale për dialogun e ekipeve të improvizuara dhe pa legjitimitet nuk do të përkrahet nga partia e tij.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...