Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin Jorezident të Japonisë në Republikën e Kosovës, z. Ryuta Mizuuchi, që shoqërohej nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Pasi i falënderoi për vizitën, kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Mizuuchi për punën me misionin e tij diplomatik në Kosovë, të cilën është duke e përmbyllur, si dhe i uroi suksese të mëtejshme.
Kryeparlamentari Konjufca tha se thellimi i marrëdhënieve të mira midis Republikës së Kosovës dhe Japonisë, të cilat zhvillohen në sfera të ndryshme të bashkëpunimit mes dy vendeve, ecën përkrah angazhimit tonë në drejtim të interesave dhe qëllimeve të përbashkëta.
Ambasadori Ryuta Mizuuchi e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen duke u pajtuar për nevojën e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe të forcimit të partneritetit edhe në vazhdim./Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...