
two hundred euro bills, new issue in 2019
Kuvendi Komunal i Kaçanikut ka miratuar unanimisht propozimin për mbështetjen financiare të nënave lehona, një nga premtimet e para të kryetarit të komunës, Sabedin Vishi.
Sipas vendimit të marrë, çdo nënë lehonë do të përfitojë mbështetje financiare në vlerë prej 200 eurosh, ndërsa zbatimi i kësaj mase do të nisë nga janari i vitit 2026.
Kryetari Vishi e ka cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të politikave sociale në komunë.
“Premtimi im i parë si Kryetar i Komunës së Kaçanikut për mbështetjen e nënave lehona, në vlerë prej 200 euro, sot u miratua unanimisht në Kuvend”, ka shkruar ai.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...