Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka folur rreth masave të reja që ka ndërmarrë Kosova për hyrje-daljet, duke thënë se gjatë ditës së djeshme studentët e Luginës që studiojnë në Universitetin e Prishtinës, janë detyruar të rikthehen, pasi nuk i kanë pasur tri dozat.
“Nuk kam marrë përgjigje nga kryeministri Kurti. Dje disa studentë, të cilët studiojnë në Universitetin e Prishtinës, kanë tentuar që të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, por janë kthyer në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’”, ka thënë Arifi.
“Shpresoj që në ditët në vijim Qeveria Kurti do ta shqyrtojë kërkesën tonë dhe do të reflektojë në aspektin pozitiv që t’u lejohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës të udhëtojnë në drejtim të Kosovës”.
Tutje, Arifi shtoi se përveç studentëve, ka edhe qytetarë që kanë familjarët dhe bizneset në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
“Përveç studentëve, kemi edhe raste të tjera. Ju e dini që në Luginë të Preshevës nuk ka spital rajonal, kështu që nganjëherë qytetarët janë të detyruar që të kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjilanit, kështu që ka njerëz që i lidh edhe çështja familjare dhe ka prej tyre që kanë bizneset e tyre”, u shpreh Arifi.
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...