Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi e ka demantuar njoftimin e zyrtarit të kësaj partie, Gani Elshani se ky subjekt politik do të largohet nga Qeveria Kurti.
Arifi për media deklaroi se lajmi për largimin e PAI nga qeveria nuk qëndron dhe se statusi i Gani Elshanit ka të bëjë me pakënaqësi në nivelin lokal në Prizren.
“Jo, nuk është e vërtetë. Gani Elshani e ka plasu atë status, por gjatë një bisede të shkurtër me të, mora vesh se ka të bëjë diçka në lidhje me pakënaqësi në nivelin lokal në Prizren”, është shprehur Arifi.
Arbresh.info ka provuar të kontaktojë me Qeverinë dhe Vetëvendosjen mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Partia e Ashkalinjve për Integrim prish koalicionin qeveritar me Vetëvendosjen
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...