Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me Minstrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, kanë nënshkruar të premten marrëveshjen e mirëkuptimit për ndërtim e rrugës në Suhodoll, projekt ky i cili arrin shumë në vlerë mbi 153,945.65 euro.
Në ceremonin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje përveq kryetarit Bahtiri dhe Ministrit Rasim Demiri, morën pjesë edhe shumë bashkëpuntorë të tjerë të dy institucioneve shtetrore, asaj të komunës së Mitrovicës Jugore dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Në fjalën e tij kryetari Bahtiri, u shpreh i lumtur që u nënshkrua kjo marrëveshje me ministrin Demiri, për ndërtimin e kësaj rruge në Suhodoll.
Ai theksoj se me këtë marrëveshje, do të ndërtohet rruga Suhodoll, me ç’rast Ministria do të ndajë gjithësej 80,000.00 euro, ndërsa komuna e Mitrovicës, 73,945,65 euro .
Kryetari Bahtiri, po ashtu ka falënderuar ministrin Demiri dhe stafin e tij për mbështetjen finaciare që iu dha Komunës së Mitrovicës.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...