Kryetarët e nëntë komunave me shumicë serbe pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit janë pajtuar që mbledhjen e parë inauguruese ta mbajnë në orën 12:44, shkruan arbresh.info.
Në ftesën e tyre është përzgjedhur ora e ceremonisë të fillojë në 12:44, e që simbolizon Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Rezoluta 1244 mbetet në fuqi edhe pas shpalljes të pavarësisë së Kosovës, pasi që ajo nuk përmban asnjë lloj kufizimi kohor, e as kushtet sipas të cilave pushon validiteti i saj.
Edhe mandati i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) është përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit përmes Rezolutës 1244 (1999).
“Seanca konstituive e KK të Mitrovicës Veriore do të mbahet më 14.12.2017 me fillim në ora 12:44”, thuhet në ftesë.
Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, dhe është njohur nga më shumë se 100 shtete anëtare të KB-së. UNMIK-u vazhdon të zbatojë mandatin e vet në mënyrë neutrale ndaj statusit dhe funksionon në bazë të Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit./arbresh.info/
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...