Gjatë ditës së enjte, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka pritur në takim të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.
Sipas njoftimit të KQZ-së, Troccaz shoqërohej nga Gabrielle Juve, redaktore për Kosovën në Ministrinë e Jashtme të Francës dhe nga ambasadori francez në vendin tonë, Olivier Guérot.
Në këtë takim, kryesuesi Radoniqi e njoftoi të dërguarin special francez dhe përfaqësuesit tjerë të shtetit të Francës për përgatitjet që është duke i zhvilluar KQZ për organizimin e Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor.
“Gjithashtu, në këtë takim Radoniqi foli për hapat konkretë që ka ndërmarrë KQZ dhe për aktivitetet që po zhvillohen aktualisht, si dhe theksoi përkushtimin e institucionit për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në ruajtjen dhe avancimin e standardeve demokratike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Po sipas njoftimit të KQZ-së, “i dërguari special i Francës, Troccaz vlerësoi punën e KQZ-së si institucion i pavarur dhe dëshiroi sukses për zgjedhje të lira dhe demokratike në Kosovë”.
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...
Rusia e Kina vënë veto në Këshillin e Sigurimit për Ngushtic...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
Presidenca krijon profile të reja zyrtare në rrjetet sociale