Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj me bashkëpunëtorë, sot priten në takim Edward Lister, Sekretar i Dytë Politik dhe Udhëheqës për Politikë të Jashtme në Ambasadën Britanike në Kosovë.
Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Britanike për Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe procesin e zbulimit të fatit të personave të pagjetur.
Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit me theks të veçantë në implementimin e dy projekteve që përkrahen nga Mbretëria e Bashkuar, projektin në nivel rajonal në rritjen e bashkëpunimit mes komisioneve të shteteve të rajonit në zbatim të Deklaratës për Persona të Zhdukur, të nënshkruar gjatë Samitit të Londrës si dhe projektin në nivel nacional në përkrahje të institucioneve të Republikës së Kosovës të angazhuara në këtë proces.
Kryesuesi i Komisionit, duke vlerësuar dhe shprehur falënderimin për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, shprehu edhe gatishmërinë për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit në përpjekjen institucionale që familjet e personave të zhdukur të mësojnë sa më parë fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur. /arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...