Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Fejza më rastin vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ibrahim Fejza.
Njoftimi i plotë:
Telegram ngushëllimi i Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, drejtuar familjes Fejza, me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ibrahim Fejza
E nderuara Familje Fejza,
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e papritur për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë të dashur, Ibrahim Fejza.
Me këtë rast, na lejoni të ndajmë dhimbjen me ju, duke shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta për ju, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.
Prokurori i ndjerë, Ibrahim Fejza, do të mbetet përherë në kujtimet tona si shembull i dinjitet, përkushtimit dhe integritetit njerëzor dhe profesional në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Jetish Maloku./arbresh.info/
Vdes prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Lumezi ngushëllon familjen Fejza
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...