Kryesia e kuvendit të Kosovës ka vendosur që të thërras seancë të re plenare ditën e hënë dhe me 14 qershor.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Do të kemi seancë të re plenare ditën e hënë i kemi 28 pika te rendit të ditës. Gjithashtu kemi caktu seancë edhe me 14 qershor”, tha Veseli pas përfundimit të mbledhjes.
“Pikat e rendit të ditës që kanë mbetur duhet të përfundojmë. Jemi duke punuar për atë çka jemi thirrur ne emër të qytetarëve tanë”, vazhdoj Veseli.
Po ashtu për 100 vjetorin e lidhjes së Prizrenit, me 10 qershor do të mbahet seance plenare në Prizren.
“Kemi edhe një seancë me 10 qershor jubilaren 100 vjetorin e lidhjes së Prizrenit në Prizren”, përfundoi Veseli./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...