Kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, në 74-vjetorin e lindjes së tij.
Me kurora lulesh, deputetë e anëtarë të kësaj partie kanë bërë nderime tek varri i ish-presidentit Rugova për të nderuar veprimtarinë e tij.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha se i janë borxhlinjë kontributit të ish-presidentit Rugova.
“Jemi bashkërisht ne shumë aktivist të presidentit që ta kujtojmë jetën dhe veprën e tij, kontributi i tij për popullin shqiptar është i çmueshëm, ne jemi borxhlinj dhe gjithë jetën që ta kujtojmë”, tha ai.
Ndërkaq përplasjet e presidentit dhe kryeministrit i quajti të dëmshme për vendin.
“Kjo është për keqardhje sepse institucionet e Kosovës nuk janë duke kryer detyrat e tyre, këto përplasje janë shumë të dëmshme për Kosovën të integrohet ashtu siç i ka synimet. Institucionet e kanë humbur kredibilitetin që ta udhëheqin vendin. Institucionet vetëm me zgjedhje mund te bëhen, tjetër mundësi nuk ka”, tha ai, raporton EO.
Sot është ditëlindja 74-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ish-presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është presidenti i parë i Kosovës.
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë