Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur mbledhje të enjten në mbrëmjë, nga ora 21:00, bënë të ditur Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun, raporton arbresh.info.
Kryetarët e grupeve parlamentare në rend dite kanë caktimin e datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme.
Në seancën e re plenare do te jenë në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, të kërkuar nga LDK rreth informacioneve për Ministrin e Bujqësisë, Nenad Riakllo.
Në rend dite nuk është paraparë të shqyrtohet edhe planprogrami i Qeverisë Haradinaj.
R e n d i i d i t ë s
Propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare,
- Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,
- Përgatitjet për seancë të re:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
Interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikalo.
/arbresh.info/
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...