Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje në të cilën në rend dite është organizimi i seancës së përbashkët ndërmjet të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në datën 20 Dhjetor.
Takimi do të zhvillohet në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
“Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës”, njoftoi ditë ditë më Kuvendi i Shqipërisë.
Edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se mbledhja e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet në Prishtinë, në 20 dhjetor, është nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare.
“Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”, tha ajo.
Ndryshe dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 Nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë./rtk
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli liron nga qelia rojen e sig...
Shefi i ushtrisë izraelite shpall vijën e tërheqjes si ̵...
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...