Fisnik Osmani, kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike `Termokos`-it, priti sot në një takim Nuno Queirós, përfaqësues i përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.
Në një komunikatë për medie nga ky institucioni thuhet se vizita u fokusua në mbështetjen e mundshme të UNDP-së për përpjekjet e “Termokos” në drejtim të rritjes së efiçiencës energjetike, digjitalizimit të shërbimeve, zvogëlimit të emetimeve të karbonit dhe promovimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si dhe përgjegjësisë më të lartë karshi klientëve në Prishtinë.
Palët theksuan rëndësinë e partneritetit të qëndrueshëm për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), me theks të veçantë në energjinë e përballueshme dhe të pastër, veprimin për klimën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve.
Kryeshefi Osmani falënderoi UNDP-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi gatishmërinë e “Termokos” për të qenë një nga akterët kryesorë në ekonominë e gjelbër të Kosovës.
“Ai theksoi se me partnerë si UNDP, ndërmarrja është më afër vizionit për një sistem ngrohjeje më të pastër, më efikas dhe më të qëndrueshëm për qytetarët e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Queirós, nga ana e tij, vlerësoi përpjekjet e “Termokos” në modernizimin e sistemit të ngrohjes, digjitalizimin e shërbimeve dhe u zotua për mbështetje të mëtejme në projektet, që kontribuojnë në agjendën e gjelbër të Kosovës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit strategjik në mes UNDP dhe “Termokos”, në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për të gjithë.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...