Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka dhënë detaje për rastin, shkruan arbresh.info.
Jashari tha se ngjarja fillimisht ka ndodhur para një marketi ku një patrullë e policisë ka qenë afër.
“I dyshuari afrohet tek marketi dhe gjuan në drejtim të subjektit të tij, i cili ka qenë brenda marketit. Në atë moment zyrtarët policor fillojnë ndjekjen e të dyshuarit duke i thënë me fjalë “ndal policia”, rrugë e sipër pas shkëmbimit të zjarrit plagoset i dyshuari që ka qenë në ikje”, ka thënë Jashari për arbresh.info.
Tutje, kryeprokurori tha se hetimet kanë nis ndaj të dyshuarit për vrasje por edhe ndaj zyrtarit të Policisë së Kosovës.
“Gjithashtu, edhe ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar hetime nga Inspektori Policor i Kosovës.
Prokuroria aktualisht është duke e përgatitur kërkesën për masën e paraburgimit”, ka thënë ai.
Sipas tij, pamvarësisht që është i shtrirë në spital do të mbahet seanca dëgjimore për të dyshuarin në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (SHSKUK), sot nga ora 16:00.
“Sot nga ora 16:00 mbahet seanca dëgjimore në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, përshkak se i njëjti është ndaluar me vendim”, tha kryeprokurori Shukri Jashari.
Rikujtojmë se, në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vrasje e rëndë në Ferizaj, ku ka mbet i vdekur një 30 vjeçar./arbresh.info/
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës