Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka adresuar fajin tek Bashkimi Evropian për mos liberalizimin e vizave në vitin që lamë pas.
Ai në një intervistë ka thënë se vet BE-ja ka treguar papërgjegjshmëri të cilën do të paguaj vet për standardët të cilat i ka vënë.
Derisa për mos anëtarësimin në Interpol, Veseli thotë se Kosova për këtë ka kryer punën e saj.
“Kjo është një papërgjegjësi, e kam thënë edhe publikisht, një papërgjegjësi të cilën do ta paguajë vet BE-ja për standardet të cilat i vënë. Dikur thonin se çështja e liberalizimit të vizave nuk është vendimmarrje politike, është vendimmarrje teknike. Tash po na dilka politike. Jo se nuk e kemi ditur këtë, por ne e kemi bërë punën tonë dhe e kemi bërë mirë. Thërras edhe qytetarët, rininë, të mos zhgënjehen nga kjo pjesë. Porse përgjegjësinë për liberalizim të vizave e mban BE”, ka deklaruar Veseli./arbresh.info/
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025