Kryeministrja serbe, Ana Bërnabic ka njoftuar se Beogradi zyrtar së shpejti do të zgjedh grupin punues, i cili do të jetë përgjegjës dhe do të mbështes presidentin Aleksandar Vuçiq gjatë dialogut me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.
Brnabic ka thënë se presin mendime edhe nga ministritë tjera përkatëse në mënyrë që ky grup të formohet të premten ose javën e ardhshme.
Ndërkohë, presidenti kosovar, Hashim Thaçi është deklaruar se dialogu ndërmjet dy shteteve po hyn në një fazë të re, ku pritet të krijohet ekipi i unitetet, i përbërë nga i gjithë spektri politik dhe shoqëria civile.
“Fundi i dialogut do të shënojë arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të hedhet në referendum dhe se qytetarët e vendit do ta thonë fjalën e tyre”, kishte deklaruar Thaçi.
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...