Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka folur në konferencën e tretë ndërkombëtare të dialogut strategjik në Beograd.
Masat e Prishtinës në Kosovë kanë sjellë serbët në prag të një katastrofe humanitare, ka thënë Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Ajo ka përsëritur thirrjen për heqjen e vendimit për taksë 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia.
“Shembulli i asaj që është duke ndodhur në Kosovë na tregon se sa të kobshme mund të jetë ndikimet e bllokadave tregtare. Taksat ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja i kanë dërguar serbët e Kosovës në prag të një katastrofe humanitare, kurse pasojat kanë sjellë edhe rritje të çmimeve edhe për shqiptarët në Kosovë”, deklaroi ajo në konferencën e tretë ndërkombëtare të dialogut strategjik në Beograd, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. /Lajmi.net/
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...