Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, e cila e ka uruar për detyrën e re në krye të ekzekutivit të vendit.
Në urim thuhet:
I nderuar z. Kurti
Dëshiroj t’ua përcjellë urimet e mia më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Norvegjia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore afatgjata që datojnë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe unë jam e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen më tej gjatë mandatit tuaj si Kryeministër. Të dy vendet tona janë të përkushtuara në mënyrë të vendosur për integrimin evropian dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim. Unë mund t’ju siguroj se Norvegjia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces. Pres të zhvilloj më tej dialogun midis dy vendeve tona për çështje me interes të përbashkët dhe shpresoj se do të kemi mundësinë që të takohemi së shpejti.
Ju uroj çdo sukses në pozitën tuaj të re.
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...