Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se sot ishte një prej ditëve më përcaktuese për vendin në konsolidim të shtetit dhe në rrugën drejt NATO-s.
Haradinaj ka thënë se me votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, deputetët e Kuvendit vulosën të drejtën e shtetit tonë sovran për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtës, ofruese e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet.
Postimi i plotë:
Me të drejtë një prej ditëve më përcaktuese për vendin në konsolidim të shtetit dhe në rrugën drejt NATO-s. Me votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, deputetët e Kuvendit vulosën të drejtën e shtetit tonë sovran për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtës, ofruese e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, forcë multietnike e profesionale, sipas standardeve të NATO-s.
Falënderoj secilin deputet veç e veç dhe të gjitha partitë politike nga pushteti dhe opozita, që për temat nacionale po dëshmojnë koncensus dhe unitet politik. Nga tranzicioni i FSK-së përfitojnë qytetarët e komunitetet në Kosovë, por edhe rajoni ynë dhe partnerët strategjikë. Ka shkruar Haradinaj në facebook./arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim