Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja për mbrojtjen ndaj Covid-19
Masat e reja për mbrojtje nga #COVID19 ?
? Bartja e maskave është obligative
? Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme
? Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike, mund të lëvizin prej 05:00 deri 10:00 dhe prej 18:00 deri 21:00
? Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi jashtë shtëpive (me përjashtim të rasteve urgjente shëndetësore)
? Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private
? Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura
? Të gjitha qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00
? Pezullohet puna në tregjet publike të automjeteve dhe të kafshëve
? Pezullohen ceremonitë fetare në institucionet fetare
? Ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshe, parqe dhe të ngjashme
? Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal
? Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS
Ruaje veten dhe të tjerët!
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...
Britania e Madhe dyfishon trupat në Norvegji për t’iu kundër...
Hashim Thaçi është i pafajshëm, thotë avokati i ish-presiden...
Nis seanca në Hagë: Mbrojtja e Thaçit do t’i thotë fjalët pë...