Zyra e Kryeministrit ka dal me reagim në lidhje me debatin publik mbi dëshminë e kërkuar nga kryeministri Albin Kurti për çështjen e rezervave shtetërore.
Me anë të një reagimi të gjatë thuhet se gjatë kësaj kohe janë jemi përballur me një valë dezinformatash dhe përpjekjesh për të sajuar një perceptim të rremë mbi këtë proces.
ZKM-ja thekson se mos reagimi i tyre i deritanishëm nuk ka qenë mungesë vëmendjeje, por respekt për procesin ligjor që duhet të zhvillohet pa ndërhyrje të jashtme.
Në reagim theksohet se Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar të dëshmojë. Përkundrazi, ka ofruar bashkëpunim të plotë për të ndihmuar drejtësinë të kryejë punën e saj me integritet.
“Kryeministri vazhdon të jetë i gatshëm të dëshmoj – sa më shpejtë, aq më mirë, për qëllime të drejtësisë e respektimit të institucioneve. Qeveria jonë ka sjellë reforma të mëdha, veçanërisht në transparencën qeveritare dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat janë njohur dhe vlerësuar nga organizata të pavarura ndërkombëtare si Transparency International. Ne mbështesim fuqishëm pavarësinë e sistemit gjyqësor, por refuzojmë përdorimin e tij si një mjet për përfitime politike”, thuhet në reagim./Arbresh.info/
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...