Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim, Vasfije Krasniqi Goodman, e cila bëri hapin e madh për të treguar historinë e saj se si ishte dhunuar në moshën 16 vjeçare nga serbët në Kosovë.
Haradinaj me këtë rast ka deklaruar se Vasfija mposhti heshtjen dhe u kryengrit kundër aktit më çnjerëzor, duke u bërë model i shoqërisë sonë për të guxuar.
Postimi i plotë:
Vasfije Krasniqi, mposhti heshtjen dhe u kryengrit kundër aktit më çnjerëzor, duke u bërë model i shoqërisë sonë për të guxuar. Ajo i dha zë të vërtetës dhe forcë të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës për të dëshmuar. Rrëfimi i saj, si pasqyra më reale e përjetimeve tragjike të popullit tonë, është shtysë e fuqishme për ngadhënjimin e drejtësisë dhe që ta njoh bota të vërtetën e Kosovës. Mëngjesin e sotëm, këtë grua të jashtëzakonshme, e përgëzova për guximin e përmasave heroike. Të gjitha viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës e kanë tërë mbështetjen tonë dhe asnjëherë nuk duhet të ndihen të vetme në këtë betejë për drejtësi.ka shkruar Haradinaj në facebook/arbresh.info/


Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...