Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar urim për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miroslav Cerar.
Në letrën e urimit thuhet:
Shkëlqesia Juaj,
Ju lutem pranonin urimet e mia me rastin e zgjedhjes suaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës suaj të re.
Gjithashtu, shfrytëzoj këtë rast të shpreh dëshirën dhe besimin e palëkundur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti mes Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej në interes të dy popujve tanë.
Sllovenia i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve me vendet e Evropës Juglindore, duke ndjekur me kujdes të veçantë progresin e tyre drejt integrimit
europian. Ju siguroj se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Sllovenisë në këtë drejtim.
Ju uroj sukses dhe mirëpres bashkëpunimin e ardhshëm mes nesh.
Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta.
Miroslav Cerar
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...