Pa lejen e PDK’së dhe të Partisë së Drejtësisë, Kryeministri Isa Mustafa nuk do të nënshkruajë largimin e Ministrit të akuzuar nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë Faton Abdullahu ka treguar se vendimi do të merret në bashkëpunim me palët që e përbëjnë koalicionin qeveritar.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka kërkuar nga kreu i Qeverisë që ta lirojë nga detyra deri në momentin e shpalljes së një vendimi që ministri beson se do të jetë “pafajësia e plotë”, por kryeministri Mustafa ende nuk ka marrë vendim.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se kryeministri Mustafa ende nuk e ka shqyrtuar kërkesën e ministrit Agani, por se vendimi do të merret në bashkëpunim me palët që përbëjnë qeverinë aktuale.
“Për momentin kemi vetëm deklaratën e z. Agani, e cila do të shqyrtohet dhe më pas do të merret një vendim për këtë çështje”, ka thënë Abdullahu për Telegrafin.
“Ajo që mund të thuhet tani, është se Kryeministri Mustafa do ta ketë për baze parimin e njohur tashmë, i cili është vendosur si normë dhe vlen për të gjithë, e që ka të bëjë konkretisht me qeverisjen dhe raportin e qeveritarit me drejtësinë”.
“Sigurisht, sikundër edhe deri më tani, vendimi do të merret në bashkëpunim me palët që përbëjnë qeverinë aktuale”, tha Abdullahu.
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...