Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që spektri politik i Kosovës ashtu siç reflektoi unitet për FSK-në dhe ushtrinë ta bëjë atë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë.
Haradinaj ka folur të premten në RTK, përkatësisht në emisionin “Debat”. Ndër të tjerash, ai ka folur edhe në lidhje me thirrjet dhe përpjekjet e opozitës për të arritur deri të rrëzimi i qeverisë së tij.
Haradinaj ka thënë që opozita le t’i bëjë votat dhe të më rrëzojnë.
Kryeministri ka thënë se mund ta rrëzojnë, por njëherësh puna jonë për kryerjen e obligimeve shtetërore vazhdon.
‘’Le t’i bojnë votat dhe le të më rrëzojnë, s’ka problem’’, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se qeveria do të punojë dhe se puna e tyre po shihet.
Haradinaj ka fajësuar opozitën për mosmiratimin e projekt-rezolutës.
“Ne si pozitë bëmë lëshimin, shkuam në seancën e thirrur nga opozita. Ne treguam që duam konsensus. Unë kam dëgjuar që në mënyrë të çuditshme nga opozita është penguar konsensusi”, ka thënë ai.
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra