Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar të ketë njohuri për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka hedhur poshtë ankesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke marrë vendim që ngritja e pagave për kabinetin qeveritar nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Haradinaj nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë çështje, duke thënë se ende nuk e ka dëgjuar lajmin.
“Hala nuk e kam dëgjuar lajmin, po kam dëshirë ta ruajmë porosinë për këta të rinj dhe të reja”, tha ai.
Ai këto komente i bëri me rastin e vizitës në Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), ku u njoftua nga afër me punën që bëhet aty.
Haradinaj vizitoi të gjitha hapësirat e punës në ICK, derisa shprehi gatishmëri që si qeveri të mbështesin ndërmarrësit e ri.
I kënaqur me ato që pa në ICK, Haradinaj tha se angazhime të tilla, inovative dhe krijuese, janë shumë të mira për Kosovën.
Ndërsa drejtori i ICK-së, Uranik Begu, e quajti lajm të mirë premtimin e kryeministrit për të ndihmuar ndërmarrësinë në vend.

Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...