Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbaj sot seancën plenare në të cilën përpos votimeve të disa raporteve do të mbaj edhe tri interpelanca të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Si pika të rendit të ditës të seancës se sotme për votim janë raporti vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017, votimi i raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017 si dhe propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
Mënjëherë pas këtyre votimeve do te mbahet interpelanca parë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
Me pas do te mbahet edhe interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
Ndërkaq në fund do te mbahet edhe interpelanca e radhes e Hardainajt, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës