Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sonte në Vjenë presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, njoftoi kabineti i kryeministrit.
Gjatë këtij takimi, i zhvilluar një ditë para fillimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor 2015, kryeministri Mustafa dhe presidenti Chakrabarti kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, projektet konkrete të cilat do të mbështeten nga BERZH-i në Kosovë si dhe rëndësinë që ka për Kosovën ky bashkëpunim në fazat e mëtejshme.
Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë si dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe avancimin e gjithmbarshëm të proceseve në Kosovë.Ai vlerësoi kontributin e BERZH-it në shumë projekte të deritashme për Kosovën.
Kryeministri kosovar po ashtu theksoi rëndësinë që ka për Kosovën mbështetja e mëtejshme financiare nga ana e institucioneve ndërkombëtare financiare, duke veçuar rolin që BERZH-i mund të ketë në mbështetjen e projekteve konkrete të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë në shumë aspekte.
Presidenti Chakrabarti po ashtu theksoi përkrahjen e mëtutjeshme për Kosovën dhe mbështetjen e BERZH-it për projektet konkrete në Kosovë.
Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Suma Chakrabarti kanë biseduar edhe për disa projekte konkrete të cilat mund të përkrahen nga BERZH-i, duke përshirë linjën hekurudhore Hani i Elezit- Leshak, trafikun urban në Prishtinë, rrugën Kievë-Zahaq, zgjerimin e hyrjeve në Gjilan, Ferizaj, Podujevë dhe Suharekë si dhe mundësinë e përfshirjes në ndërtimin e pjesës së mbetur të autostradës nga Besia në Merdare, pjesa e cila nuk mbulohet nga donacioni i Komisionit Evropian, si dhe autostrada Lipjan-Gjilan, thuhet në komunikatën pas takimit.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...