Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi ministren Wallström për të arriturat e Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, avancimin e rrugës integruese
euroatlantike si dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit.
Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe që Suedia ka dhënë deri më tash, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje të mëtejme për anëtarësimin në organizata
ndërkombëtare, ato evropiane si dhe në procesin e njohjeve të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi, po ashtu, rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. “Suedia në vazhdimësi ka qenë partner i Kosovës dhe ne jemi të interesuar që në këtë fazë të fuqizojmë bashkëpunimin sidomos në fushën shkëmbimeve ekonomike dhe mundësitë e investimeve suedeze në Kosovë”, tha kryeministri Mustafa.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallström, shprehu përkrahjen shumanshme të Suedisë për proceset në Kosovë dhe rrugën integruese evropiane të saj.
Ministrja Wallström, po ashtu, vlerësoi progresin në Kosovë duke theksuar përkrahjen e Suedisë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ministrja Wallström kanë biseduar edhe për zhvillimet në rajon, si dhe për çështje të tjera në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet
dy vendeve.
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA