Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar komandantin e shquar të UÇK-së, Heroin e Kosovës, Zahir Pajaziti, në 53 vjetorin e lindjes.
Me këtë rast, sipas komunikatës së kabinetit të tij, kryeministri ka theksuar se Zahir Pajaziti, me jetën dhe veprën e tij epike, gjatë luftës për çlirimin e atdheut, u bë ikonë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Zahir Pajaziti ishte ndër themeluesit dhe udhëheqësit kryesor të UÇK-së, i cili për asnjë moment nuk e ndali luftën e paepur për çlirimin e atdheut dhe arritjen pavarësisë së Kosovës. Jeta e tij e shkurtër në vite, është një trashëgimi e madhe për historinë më të re të vendit tonë, një ndër figurat qendrore të së cilës, është Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti”, ka thënë Mustafa.
Duke iu referuar idealeve të Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kryeministri ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhim maksimal për realizimin e synime ve të tyre për ndërtimin e Kosovës shtet të zhvilluar, të integruar në strukturat euroatlantike dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe partnerët tjerë perëndimorë, thuhet në komunikatë.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës