Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde, i cili u interesuar për aspektet që lidhen me të drejtat e komuniteteve dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.
Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e gjithanshëm të shtetit.
Mustafa po ashtu foli për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe struktura tjera evropiane, duke kërkuar mbështetjen e Këshillit të Evropës, në këtë rrugë.
Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde, duke iu referuar raportit të fundit për Kosovën, veçoi aspektet që lidhen me të drejtat e komuniteteve dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.
Sipas një komunikate të Qeverisë, Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, duke theksuar se Republika e Kosovës është shembulli më i mirë në rajon dhe më gjerë në këtë drejtim./arbresh.info
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv