Lajmin për këtë e ka bërë të ditur për Express shefja e stafit të kryeministrit Mustafa, Vlora Dumoshi.
Ajo ka konfirmuar se janë bërë ndryshime nëpër disa ministri gjatë ditës së djeshme.
“Po janë bërë ndryshimet, këto kanë ardh prej partnerit të koalicionit, gjatë ditës së djeshme. Nehat Mustafa do të kalojë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si zëvendësministër, në vend të Avni Kastratit, ndërkaq Behar Selimi do të kalojë si zv/ministër në MPB. Kurse Munir Basha zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë”, tha Dumoshi.
Kujtojmë se përveç Avni Kastratit që është liruar nga detyra, para disa dite nga pozita e zëvendësministrit të Drejtësisë është liruar edhe Lirak Çelaj.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...