Dy partnerët kryesor të koaliconit, PDK dhe LDK kanë hartuar skenarin përmes së cilit shpresojnë të gjejnë zgjidhje për zhbllokimin e punës në Kuvendin e Kosovës.
Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se në bazë të këtij skenari kryeministri Isa Mustafa, do të kërkojë votëbesimin e qeverisë në Kuvend, për të rikonfirmuar besimin që ka edhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel me Serbinë.
“Kryeministri Isa Mustafa do të kërkojë votëbesimin e Qeverisë në Kuvend, pasi që është i sigurt se do të fitojë besimin e deputetëve shumicë për të vazhduar me qeverisje. Kjo do të bëhet me qëllim që qeveria të fitojë një argument të fortë se ka besimin e përfaqësuesve të popullit edhe pas arritjes së marrëveshjes për
Zajednicën”, kanë thënë burime brenda qeverisë.
Ndryshe, opozita edhe sot nuk ka lejuar mbajtjën e seancës së Kuvendi.
Opozita, është shprehur kategorike se s ’mund t’ i vazhdojë punimet në Kuvend, pa tërhequr nënshkrimin Isa Mustafa nga marrëveshjet e Brukseli. /ORAinfo/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...