Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj janë përplasur mes vete në pjesën e parë të seancës së Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj e ka quajtur gabim strategjik të Kosovës vendimin për të mos ndërtuar gazsjellësin, për të cilin tha se janë ndarë 200 milionë euro.
Për këtë kryeministri Kurti tha se nuk ndreqet aleanca me Amerikën me do gypa, kjo është cektësia dhe shkurtpamësia e juaj.
“Ju keni nënshkruar 18.5% shkallë të kthimit të brendshëm në kapital me Contour Global, sepse ju me pare të shtetit je shumë dorëshlirë, e me paratë e juaja private jeni koprrac. Nuk ndreqet aleanca me Amerikën me do gypa, kjo është cektësia dhe shkurtpamësia e juaj”, tha Kurti./arbresh.info/
Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë për kultivim ...
IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi d...
Drejtori i CIA-s zhvilloi takim dyorësh me udhëheqësen e re ...
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një ish-gardiane për krime lu...
Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, d...
Petkoviq i thotë Sorensenit se përparimi në dialogun me Koso...