Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ulrika Richardson, drejtoreshë e UN-it nё Kosovё. Bashkë me të ishin përfaqësuesit e organizatave të zhvillimit, tё cilat veprojnё pёr Kombet e Bashkuara nё Kosovё.
Nga ana e tij, kryeministri Kurti pёrmendi prioritetet e njëqind ditëve tё para, hartimin e draft-buxhetit vjetor, reduktimin e numrit tё ministrive dhe të zëvendësministrave, si linjat e veprimit qё synojnё njё pёrfytyrim dhe dinamikё tё re qeverisёse.
Richardson shprehu besimin se ka nisur njё kohё e re e bashkëpunimit. Ajo u pajtua me atё se punёsimi dhe drejtёsia janё pёrbёrёsit mё tё rёndёsishёm, ndaj dhe kryeministri Kurti kёrkoi asistencё dhe kёshillimin e nevojshёm./arbresh.info/


Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...