Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim një delegacion të Shoqatës Atdhetare “Dibra” që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1996. Në delegacion ishin kryetari i shoqatës, z. Dashmir Miftari dhe anëtarët z. Albert Kolonja, z. Besnik Miftari, z. Bekim Paçuku dhe z. Fitim Kasapi.
Kryeministri Kurti dhe delegacioni i shoqatës biseduan për kontributin e diasporës shqiptare dhe lidhjet e tyre me atdheun, si dhe përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e vlerave kombëtare.
Kryeministri theksoi nevojën për investime të diasporës, që do të ndikonte në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe do të krijonte mundësitë për kthim në vendlindje.
Delegacioni i shoqatës “Dibra” i dhuroi Kryeministrit Kurti një pikturë me portretin e arsimtarit dhe veprimtarit të çështjes shqiptare, Said Najdeni, të realizuar nga piktori Sabit Bocku, si dhe i bënë ftesë për të vizituar shoqatën./arbresh.info/


Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...