Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin në Kosovë. Ai vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme.
U theksua se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella, prandaj mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë.
Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Sakar suksese në angazhimet e tij të radhës, ka njoftuar zyra e Kryeministrit./arbresh.info
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...
Ndalohet një taksi tek Dheu i Bardhë, dyshohet për kontraban...
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...