Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, mirëpriti ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Krahas diskutimeve për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti dhe ambasadori Westerlund folën edhe për takimin që kryeministri Kurti dhe ai i Suedisë, Ulf Kristersson zhvilluan në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Takim të cilin kryeministri Kurti e vlerësoi si shumë pozitiv.
Me tej, ata biseduan për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, për nevojën dhe potencialin e rritjes së shkëmbimeve tregtare, dhe për mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj në fushën e minierave.
Ambasadori Westerlund e njoftoi kryeministrin Kurti për interesimin e kompanive suedeze për të investuar në Kosovë dhe diskutuan rreth iniciativës për hapjen e Odes Ekonomike Nordike në Kosovë që do të kontribuonte në thellimin dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik./arbresh.info/
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria