Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se ka rrezik për përhapje të ndonjë epidemie, shkaku i ngordhjes së kafshëve nga vërshimet, pas vizitës që bëri në Skenderaj dhe Mitrovicë.
Kurti tha se nuk ka jetë të humbura falë angazhimit dhe solidaritetin të qytetarëve për njëri-tjetrin.
Pas takimeve me kryetarët Fadil Nura dhe Bedri Hamza, Kurti së bashku me ta vizitoi disa vendbanime të përmbytura.
Postimi i plotë:
Në Skënderaj dhe Mitrovicë isha sot bashkë me ministrat Mehaj e Krasniqi, dhe zëvendësministrat Gashani e Dobra. Duke ju falenderuar angazhimit dhe solidaritetit të të gjithëve me njëri-tjetrin nuk kemi jetë të humbura nga vërshimet. Ka dëme të konsiderueshme materiale: janë dëmtuar ndërtesa e infrastrukturë publike, shtëpi banimi, ferma bujqësore e biznese. Në Skënderaj janë rrënuar ose dëmtuar nëntë ura të vogla kurse në Llaushë vizituam një fermer të cilit i janë mbytur mbi 10 mijë pula. Nëpër muret e ndërtesave kishte ngelur lart vija e gjurmës deri ku kishte arritur përmbytja ndërkaq brigjet e deformuara të lumenjve si dhe arat rrotull janë përplot bërllog. Vërshimi në fshatin Lisicë të Mitrovicës, sipas banorëve, është pasojë e shtyrjes për afër 300 metra të rrjedhës së lumit Ibër si rezultat i ndërtimit të stadiumit në pjesën veriore të qytetit. Ibri e Sitnica janë bërë bashkë dhe janë shndërruar në liqe. Ka jo pak kafshë të ngordhura, andaj edhe rrezik për epidemi. Pas takimeve me kryetarët e këtyre dy komunave, Fadil Nurën dhe Bedri Hamzën, vizituam bashkë disa vendbanime të përmbytura.
Pjesëtarët e FSK-së e të policisë, zjarrfikësve dhe ndërmarrjeve publike u kanë shpërndarë ushqim, veshmbathje e batanije, barna e pako higjienike, familjeve të evakuuara. Qeveria dhe komunat po punojnë bashkë në mbështetjen e qytetarëve dhe tejkalimin e kësaj situate./arbresh.info/
Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës
Termometri shënon minus 21 gradë në veri të Shqipërisë
Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, disku...
Emiratet ndajnë 100 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë
Florent Hadërgjonaj rrëfen tmerrin që ka përjetuar skuadra e...
Pacolli thërret konferencë për media