Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar edhe njëherë që Serbia t’i hap arkivat për të zhdukurit me dhunë në luftën e fundit në Kosovë.
Sipas tij, institucionet e vendit në bashkëpunim më bashkësinë ndërkombëtare duhet të shtojnë sa më shumë presionin ndaj Serbisë.
“Në Beograd duhet të hapen arkivat që të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë. Në të njëjtën kohë edhe prokuroria tek ne duhet te jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë. I ftoj qytetarët të cilët dinë apo kanë informacion që ta bëjnë të ditur, besoj se përpos hapjes së arkivave duhet të flasin se çka dinë, ata në Serbi dhe jo vetëm për të gjitha informacionet që mund ti kenë”, tha ai./arbresh.info/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...