Kryeministri Kurti: Le të gëzohemi, Qeveria nuk varet nga Lista Serbe

12:47 | 30 Nëntor 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në Kuvendin e Kosovës para deputetëve në interpelancën për situatën në veri.

Kueti  tha se Kosova dhe institucionet e saja më nuk varen nga Lista Serbe dhe për këtë fakt, “duhet të gëzohemi”.

“Kam ftuar politikanët për konsultim, përfshirë edhe thirrësin e interpelancës [Ramush Haradinaj]. Ajo që na bashkon është sovraniteti dhe integriteti territorial. Qytetarët kanë votuar për qasjen e re në dialog. Kritikat i mirëpres, por në të njëjtën kohë, duhet ta kuptoni qartësisht, drejtësinë dhe dobinë e kësaj qasje të re. Sikur të ishim sikur qeveritë e kaluara, kur vareshin nga Lista Serbe, ndoshta do të kishte mocion mosbesimi pas këtyre veprimeve që kemi bërë, por ja që ka ndodh ndryshimi i madh dhe kjo nuk po bëhet e mundur. Duhet të gëzohemi që Qeveria nuk varet nga Lista Serbe, që jemi pavarësuar nga strukturat ilegale që kanë pasur qëllim destruktivitetin e vendit”, tha ai./arbresh.info/