Kryeministri, Albin Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka deklaruar se epokës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.
Ai foli edhe për punën e qeverisë gjatë 1 vit e gjysmë, duke treguar edhe të arriturat.
“Me demokraci nënkuptojmë krijimin e shteteve funksionale. Qeveria jonë e ka marr mandatin para dy vitesh dhe esenciale për demokracinë është sundimi i rendit dhe ligjit. Me Qeverinë tonë Republika ka bërë përparime shumë, jemi ngritur në indeksin e luftës kundër korrupsionit”, tha Kurti teksa përmendi edhe aksionin e prokurorisë në Brezovicë.
“Autoritetet ligj zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publikë e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”.
“Investimet e huaja janë rritur, kemi rritur 40 mijë vende të punës dhe e keni buxhetin më të madh ndonjëherë. Investitorët e huaj e kanë më lehtë për të investuar në Kosovë sepse nuk kanë më nevojë për t’i korruptuar autoritetet”.
“Edhe pse ka kriza që po e prekin botën, në Kosovë mund të menaxhohet më lehtë kjo krizë, dhe Kosova po e përballet me një krizë që po e prek shumë, si ngritja e çmimit të energjisë dhe atyre të produkteve esenciale. Në dy dekadat e fundit ka pasur mungesë të gjenerimit të energjisë dhe tregon dështimin për riparimin e termocentraleve”, tha tutje Kurti./arbresh.info/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...