Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Vjenën të enjten, është bërë e ditur nga kryeqyteti austriak.
Zyra e kancelarit federal austriak, Karl Nehammer, ka konfirmuar vizitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për këtë javë.
Kryeministri Kurti, do të mirëpritet nga Kancelari Federal, Nehammer me nderime ushtarake. Pas një takimi të përbashkët pune, është planifikuar një konferencë për media.
Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Vjenë të enjten, do të mbajë edhe një fjalim i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ai do ta flas për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian’, raporton RTKlive.
Ndryshe kjo vizitë e Kurtit në Austri vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillime pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së.
Kosova dhe Austria kanë bashkëpunim të mirë në shumë fusha.
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...