Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij një delegacion nga diplomacia franceze. Atyre shefi i Qeverisë u kërkoi mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën.
I kryesuar nga Drejtoresha e Departamentit për Europën Kontinentale të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Florence Mangin, një delegacion nga Franca gjenden për vizitë në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj këtij delegacioni i tregoi se vendi është i gatshëm të jetë kontribuuese në organizatat ndërkombëtare.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Europa duhet parë Kosovën si konsumatore për ekonominë e saj dhe partnere kredibile për sigurinë rajonale e globale. Marrëdhëniet bilaterale dhe proceset integruese euro-atlantike ishin në fokus të takimit me delegacionin francez, kryesuar nga Drejtoresha e Departamentit për Europën Kontinentale të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Florence Mangin. Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta si shtet, duke u bërë pjesë aktive e organizatave ndërkombëtare. Në këtë etapë, presim mbështetjen e Francës për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë, për të cilën i kemi përmbushur të gjitha kriteret me kohë dhe mbështetjen për anëtarësim në Interpol, me rëndësi kyçe për parandalimin dhe luftimin e krimit transnacional.
Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Leart Zekollit
Spiropali takim me Brian Mast në Washington, flet për bashkë...
ShBA’ja rrëzon një dron iranian që iu afrua aeroplanmbajtësi...
Trepça kthen në pronësi mbi 1,200 hektarë në vlerë mbi 400 m...
Disa biznese nuk zbatojnë rritjen e pagës minimale, paralajm...
Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Angılı