Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka bërë hapjen e Samitit të “Ballkanit të Hapur” i cili po mbahet në Ohër.
Kovaçevski vlerëson se përfitimet e vendeve që janë bërë pjesë e “Ballkanit të Hapur” janë të mëdha, sipas tij, ndihma e ndërsjellë mes shteteve është duke u vërejtur si rezultat i marrëveshjes për veprim të përbashkët siç ishte bashkëpunimi në fikjen e zjarreve.
“Mirësevini në perlën e Maqedonisë, në Ohër, mirësevini në nismën e “Ballkanit të Hapur”, kjo është një kohë e sfidave të mëdha që kërkojnë vendime të përbashkëta dhe kjo nismë është përkushtimi ynë për një rajon të qëndrueshëm për paqe, bashkëpunimin dhe zhvillim ekonomik. Institucionet tona janë në komunikim të vazhdueshëm që t’i heqim të gjitha barrierat e edhe këta shirita. Përfitimet nga Ballkani i Hapur dhe ndihma e ndërsjellë mes shteteve është duke u vërejtur si rezultat i marrëveshjes për veprim të përbashkët siç ishte bashkëpunimi në fikjen e zjarreve”, tha ai.
Sipas tij, “Ballkani i Hapur” është platformë që i duhet rajonit.
“Ballkani i Hapur” si një ndër lidhshmëri dhe dinamikë rajonale fitoi mbështetje nga komiteti i biznesit dhe shumë vende të Ballkanit që u dakorduan se “Ballkani i Hapur” është platformë që i duhet rajonit”, tha ai.
Tutje, Kovaçevski, thotë se ftesa për pjesëmarrje në samitin për nismën “Ballkani i Hapur” për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është ende e hapur.
“Ftesa për Kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur. Besoj që ky samit do të bëjë kthesë të papritur. Të nderuar miq, na u bashkëngjisni, mund të bëjmë më shumë për ne dhe fëmijët tanë”, tha Kovaçevski./arbresh.info/
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...