Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e vizitave të tij, në prag të ndërrimit të moteve, ka vizituar sot edhe Policinë e Kosovës.
Kryeministri Haradinaj, tha se qëllimi i kësaj vizite është shprehja e mirënjohjes për punën që ata e bëjnë në gjithë vendin, në kushte jo aq të mirëfillta të punës.
“Posaçërisht një falënderim të veçantë për ta, sepse sonte kur ne festojmë në shtëpitë tona, mijëra policë duhet të jenë në punë. Ata punojnë që ne të festojmë të
qetë”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj tha po ashtu se ka marrë një premtim se do të ketë një mobilizim të nevojshëm dhe garanci se do të festojmë të qetë, duke bërë apel tek qytetarët që të bëjnë kujdes me mjetet piroteknike dhe të mos gjuajnë me armë zjarri dhe po ashtu që qytetarët të mos vozisin nën ndikimin e alkoolit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, falënderoi kryeministrin Hardinaj për vizitën por edhe përkrahjen, dhe tha se do të bëjnë gjithçka që është e mundur në këtë natë të gëzimeve, me forca shtesë, që do të jenë përgjegjëse në ofrimin e sigurisë./arbresh.info/

Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...
Rinumërohen 120 nga 914 vendvotime
Rrezikoi këmbësorët, policia ndëshkon shoferin në Prishtinë
Policia me aksione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arreston k...
Policia lanson aplikacionin mobil për të lajmëruar rastet
Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Ade...