Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se orientimi seksual është përcaktim individual dhe si i tillë duhet respektuar.
“Orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar. Është fat i madh që duke qenë shtet i ri ne kemi Kushtetutën, që siguron liri individuale për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se komuniteti LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale.
“LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale, për të qenë të lirë dhe sigurt në shfaqjen e përcaktimit të tyre”, theksoi Haradinaj.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...