Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, po konsideron se Kosova ka ende shumë punë deri në liberalizimin e vizave.
Sipas tij, Kosova po lobon shumë dhe se fokusi është në futjen e kësaj pike në agjendën e Bashkimit Evropian, gjegjësisht në Këshillin e Ministrave.
“Marrja e vendimit është edhe më zor. Do të punojmë intenzivisht me ministra të ndryshëm të brendshëm të shumë vendeve, me kryeministra. Është një proces dhe kohë e shkurtë por edhe shumë punë na pret’, tha Haradinaj për televizionin publik.
Haradinaj në Austri ka zhvilluar takim me kancelarin Sebastian Kurz, të cilit thotë t’ia ketë shpjeguar rëndësinë e liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Vendimi mund të merret menjëherë tash, mund të diskutohet dhe të merret në një etapë tjetër mirëpo prapë e kemi kaluar edhe një etapë. Pra hyrja në agjendë nuk është zhvillim i vogël dhe shpresoj që do të realizohet ashtu si u diskutua dhe u tha se do të ndodh’, shtoi kryeministri.
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...